
APLIKO PËR PUNËTORITË FALAS ONLINE PËR FILM DHE VR XR INTERACTION!
Dëshiron të kalosh kohë në një mjedis digjital inovativ me krijues të rinj nga rajoni duke mësuar diçka të re për filmin?
Kjo është mundësia jote!
Apliko për punëtoritë falas online për film dhe VR XR Interaction Without Limits dhe zhvillo aftësitë e tua në tregimin interaktiv, bashkëpuno me kolegë nga rajoni dhe mëso nga ekspertë të filmit dhe VR-së.
Punëtoritë do të mbahen online një herë në javë, nga 5 prill deri më 25 maj 2025, përmes 11 sesioneve interaktive në një mjedis virtual. Programi udhëhiqet nga eksperti i XR dhe mentor Georgy Molodtsov, ku pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri mbi teknologjitë XR dhe filmin, si dhe do të kenë mundësinë të shikojnë dhe diskutojnë filma të krijuar nga autorë të rinj nga rajoni, të përzgjedhur prej tyre.
Nuk nevojitet përvojë e mëparshme apo pajisje VR – vetëm një kompjuter dhe një lidhje interneti.
Pjesëmarrësit më të dalluar nga Serbia dhe Kosova do të kenë mundësinë të udhëtojnë në Shkup dhe të marrin pjesë në Giffoni Macedonia Film Festival në tetor 2025.
Projekti XR Interaction Without Limits realizohet nga Qendra e Pavarur e Filmit Filmart në bashkëpunim me Art Without Limit (Kosovë) dhe Shoqatën për Edukim Mediatik Planet-M (Maqedonia e Veriut).
Programi mbështetet nga British Council dhe është pjesë e projektit Kultura dhe Kreativiteti për Ballkanin Perëndimor (CC4WBs).
CC4WBs financohet nga Bashkimi Evropian dhe ka për qëllim nxitjen e dialogut në Ballkanin Perëndimor përmes zhvillimit të sektorëve kulturorë dhe kreativë me ndikim të shtuar socio-ekonomik.
ART WITHOUT LIMIT
Ndër projekte të tjera, ne organizojmë “Festivalin Ndërkombëtar të Filmit ART WITHOUT LIMIT” – duke përzgjedhur dhe shfaqur filma që trajtojnë tema dhe sfida të ndryshme me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara në jetën e tyre. Gjithashtu, ne inkurajojmë dhe fuqizojmë minoritetet lokale dhe komunitetet e margjinalizuara të personave me aftësi të kufizuara në Kosovë – veçanërisht gratë – që të bëjnë të dëgjohet zëri i tyre dhe të marrin pjesë e të kontribuojnë me krijimet e tyre.
Stafi dhe vullnetarët e ART WITHOUT LIMIT besojnë se edukimi i publikut për personat me aftësi të kufizuara dhe nevoja të veçanta do të zvogëlojë paragjykimet, do të nxisë të mësuarit dhe do të eliminojë diskriminimin. Shpresojmë që përpjekjet tona të vazhdojnë të kenë sukses përmes bashkimit të të gjithë njerëzve pa dallim dhe ofrimit të një platforme ku mund të shprehin veten pa frikën e diskriminimit.
Dhe e gjithë kjo do të realizohet përmes artit të bukur të filmit – dhe ARTIT.
festivaleve botërore që trajtojnë temën e aftësisë së kufizuar!
Kjo arritje erdhi si rezultat i organizimit të përkushtuar dhe bashkëpunimeve të
shkëlqyera që ``Art Without Limit International Film Festival`` ka realizuar deri më tani me festivale dhe autorë ndërkombëtarë. Duke përfshirë bashkëpunime që shtrihen nga Hollywood-i deri në Evropë e rajon, festivali ynë po dëshmon fuqinë e artit në ndërtimin e një komuniteti gjithëpërfshirës dhe ndërkombëtar.
Ky pranim në rrjetin e Festialeve ndërkombëtare është një njohje e rëndësishme për
punën tonë dhe një mundësi e artë për të forcuar më tej ndikimin e artit pa kufij!
