Gazeta Demokracia: Edicioni i dytë i “Art Without Limit International”, festivali i vetmi në Ballkan që ka si temë personat me aftësi të kufizuar, do të mbahet nga 1 deri më 3 dhjetor 2021 në Prishtinë. Festivali, i organizuar nga OJQ “Art Without Limit”, do të shfaqë 50 filma të përzgjedhur nga 80 shtete të ndryshme. Më 1 dhjetor, hapja zyrtare do të bëhet në Kino Armata, me premierën e dokumentarit “Light Sparks”. Gjatë festivalit do të ndahen 12 çmime për kategori të ndryshme filmash. Ceremonia e mbylljes dhe ndarjes së çmimeve do të mbahet më 3 dhjetor në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Për të lexuar më shumë: Demokracia