Mbrëmë u përmbyll edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Art Without Limit”, i mbështetur nga Ministria e Kulturës. Gjatë tre ditëve të festivalit, u shfaqën filma që theksojnë sfidat dhe kontributet e personave me aftësi të kufizuara, duke treguar qëndrueshmërinë dhe arritjet e tyre për shoqërinë.
Festivali pranoi rreth 1000 aplikime nga regjisorë dhe producentë nga e gjithë bota, përfshirë dokumentarë, drama dhe filma animacion. Ceremonia e çmimeve u mbajt në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, ku morën pjesë Kryeministri Albin Kurti, ministri Hajrulla Çeku, ambasadori i Shqipërisë Petrit Malaj, artistë, aktivistë dhe artdashës.
Për të lexuar më shumë klikoni këtu.