Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se Festivali “Art Without Limit International Film Festival”, i dedikuar personave me aftësi të kufizuara, është mbyllur të martën me ndarjen e çmimeve për filmat më të mirë.
Gjatë këtij edicioni u shfaqën 50 filma nga vende të ndryshme të botës, ndërsa filmi “Cowad” nga Franca u vlerësua me çmimin për “Filmin më të mirë për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara”.
Ky festival, i mbështetur nga Ministria e Kulturës, sjell në vëmendje historitë dhe sfidat e përditshme të personave me aftësi të kufizuara, duke promovuar një qasje gjithëpërfshirëse. Në ceremoninë përmbyllëse mori pjesë edhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.
📌 Për më shumë, lexoni këtu:
KultPlus – Mbyllet edicioni i 5-të i Festivalit “Art Without Limit”