Art Without Limit është një organizatë joqeveritare që promovon integrimin, fuqizimin dhe ngritjen e vetëdijes mbi sfidat e personave me aftësi të kufizuara dhe nevoja të veçanta, si në nivel lokal ashtu edhe ndërkombëtar. Misioni ynë është të sjellim ndryshim përmes artit, duke krijuar një platformë të lirë dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë ata që duan të tregojnë historinë e tyre dhe të ndajnë krijimet e tyre pa frikë nga diskriminimi.
Misioni Ynë
Duke bashkëpunuar me komunitetin dhe duke organizuar aktivitete të ndryshme, ne i inkurajojmë njerëzit të njohin dhe të vlerësojnë përvojat dhe sfidat e personave me aftësi të kufizuara. Një nga projektet kryesore të Art Without Limit është Festivali Ndërkombëtar i Filmit ‘Art Without Limit’, një ngjarje e cila përfshin dhe sjell për publikun filma që reflektojnë realitetin dhe përvojat e jetës së përditshme të personave me aftësi të kufizuara. Ky festival shërben si një forum për të nxitur diskutime dhe për të fuqizuar komunitetet e margjinalizuara, në veçanti gratë.
Vizioni Ynë
Me anë të filmit dhe artit, ne besojmë se mund të ndryshojmë perceptimet dhe të krijojmë një ambient ku gjithësecili mund të ndjehet i pranuar dhe i përfaqësuar. Ne përpiqemi që përmes edukimit të publikimit të krijojmë një ambient të lirë nga paragjykimet dhe diskriminimi.
Pse Art Without Limit?
Tek Art Without Limit, arti nuk ka kufij. Ne besojmë se çdo njeri ka të drejtën të tregojë historinë e tij/saj. Me përkushtim dhe pasion, ne e shndërrojmë artin në një mjet fuqizimi, ndërsa krijojmë një hapësirë ku të gjithë ndihen të përfshirë dhe të respektuar.
Bashkohuni me ne në këtë rrugëtim për të ndërtuar një të ardhme ku arti shërben si urë lidhëse për të gjithë!
STAFI JONË
Drejtoreshë Ekzekutive e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Art Without LIMIT