Blog
RRUGËTIMI I JETËS WALKS OF LIFE
Kjo ekspozitë fotografike është frymëzuar nga pikturat madhështore të mjeshtrit të njohur holandez, Rembrandt van Rijn (1606-1669). Ka diçka të veçantë në përdorimin e tij unik të dritës dhe kontrastit në portretet e tij, që sjell në pah fisnikërinë e brendshme të personit – pavarësisht nga pamja e jashtme. Drita që hyn nga dritarja në një dhomë të errët duket magjishëm se lidhet me dritën e brendshme të personit. Kjo është drita që çdo qenie njerëzore e zotëron thelbësisht dhe natyrshëm në jetë. Kështu, pikturat e Rembrandtit na lejojnë të shohim më thellë cilësitë e vërteta njerëzore të brendshme.
Shoqëritë tona sot jetojnë dhe veprojnë shumë me etiketa – në produkte dhe te njerëzit. Sapo mund të shkruajmë një emër mbi një kuti të caktuar, po aq shpejt vendosim njerëz në këtë kuti, pavarësisht sa kufizuese dhe e dhimbshme mund të jetë për ta! Gabimisht mendojmë se kjo do të jetë e vetmja realitet i tyre – kur mund të jetë vetëm një aspekt i jetës së tyre të vërtetë. Shpesh mënyra se si shoqëria i trajton “aftësitë e kufizuara” duket të jetë ndikuar shumë nga kjo.
Jemi shumë mirënjohës ndaj personave të portretizuar në këtë ekspozitë (si përfaqësues për shumë të tjerë në shoqëri), të cilët kontribuan me sinqeritetin e tyre për të qenë plotësisht të dukshëm. Urojmë që ato portrete të reflektojnë një pjesë të vogël të dritës së vërtetë që ata janë.
Koncept dhe fotografi
Michael Stoeger (Austri)
Kuratore
Ganimete Sava (Kosovë-Shqipëri)
Stafi editorial dhe prodhimi
Ganimete Sava
Berat Bajrami
Instalimi
Skender Xhukolli
Dizajni i broshurës
Arbër Matoshi



