Projekte

Workshop “THE POWER OF CHANGE IS IN OUR HANDS” (Prizren)

Një punëtori tjetër e ART WITHOUT LIMIT – e ngjashme me atë në Prishtinë – u mbajt disa ditë më vonë në qytetin e Prizrenit (Kosovë).

Punëtoria u zhvillua nga ora 10:00 deri në 15:00 në ndërtesën e Qendrës Burimore për Mësim dhe Këshillim “Lef Nosi” – Prizren dhe morën pjesë 12 pjesëmarrës me aftësi të ndryshme, 8 gra dhe 4 burra. Qëllimi i punëtorisë ishte të informonte personat me aftësi të kufizuara mbi njohuritë për filmin dokumentar dhe si të avokonin të drejtat e tyre të vendimmarrjes përmes artit në përgjithësi, në veçanti përmes filmit.

Hapja e punëtorisë u bë nga drejtoresha ekzekutive znj. Ganimete Sava, dhe pastaj, sipas agjendës, temat që u ligjëruan në këtë punëtori njëditore ishin:

Shqipe Malushi (skenariste):
“Fuqia e Ndryshimit është në Duart Tona”

Michael Stoeger (regjisor/kameraman):
“Realiteti dhe Imazhet & Rrëfimi në Film”

Burim Haliti (regjisor/producent):
“Qysh nga Ideja deri te Realizimi i Filmit”

Ganimete Sava (skenografe dhe kostumografe):
“Skenografia dhe Kostumet si Pjesë Integrale e Filmit”

Të katër pjesët e punëtorisë ishin interaktive, kreative dhe përfshirëse, pasi temat u mësuan përmes metodës së bisedës; të gjithë pjesëmarrësit kontribuan duke ndarë me të tjerët historitë e tyre pozitive dhe të suksesshme në jetën e tyre dhe duke shprehur mendimet e tyre me shumë entuziazëm. Ata ishin të gatshëm të kontribuan në çdo mënyrë dhe formë për misionin e nisur tashmë nga OJQ “ART WITHOUT LIMIT”. Pjesëmarrësit e shijuan punëtori, ishin të lumtur që panë trajnerët dhe mësuan tema të reja. Ata u larguan me buzëqeshje dhe shpresë se do të ketë më shumë punëtori të tilla.

Jemi mirënjohës ndaj Qendrës Burimore për Mësim dhe Këshillim “Lef Nosi” për ftesën që na dhanë për të zhvilluar punëtorinë në ambientet e tyre në Prizren, Kosovë.

 

“Kjo duhet të ndodhë më shpesh!”
(një nga pjesëmarrësit).

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *