“Art Without Limit International Film Festival” është një festival filmi me karakter ndërkombëtar dhe është një ngjarje shumë e rëndësishme për Kinematografinë vendore dhe Ndërkombëtare.
Ky festival mbahet nga data 01 – 03 Dhejtor në Kinemanë Armata në Prishtinë.
Festivalin tonë cdo vit e përcjellin rreth 1500 deri 2000 vizitorë, cdo vit në Festivalin tonë aplikojnë nga 2000 deri 3000 filma, të cilët shfaqn para publikut vendor dhe atij Ndërkombëtar. Filma kemi nga e gjithë Bota të cilët filma kan patur suksese të mëdha në arenën Ndërkombëtare. Në edicionin e kaluar filmi nga Irlanda „Aa Irish Goodbye“ ishte fitues në Festivalin tonë, ndërsa pastaj kishte fituar cmimn OSCAR në Hollywood!
Musafir poashtu kemi nga e gjithë Bota sic ishte: Producenti Austriak: Veit Heiduschka, fitues i cmimit BAFTA dhe OSCAR, pastaj Cornelia Volk: Regjisore nga Al Jazeera dhe ARD1 nga Gjermania, gjithashtu Selektorja e Filmave te Festivalit të Sarajevës Elma Tataragic dhe Stiv Martin nga Hollywoodi fitues i cmimt OSCAR, etj ….
Përpos filmave ne kemi edhe diskutime, debate dhe shume aktivitete tjera që lidhen me festivalin! Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Art Without Limit” kemi organizuar publikun (kryseisht fëmijët në mënyrë të organizuar i kemi sjellë në kinema, ku përveç shfaqjes së filmave, kemi panele diskutimi, punëtori dhe organizuam evente të veçanta kulturore ku janë prezantuar performuesit nga shkolla e mesme e muzikës Prenk Jakova në programin e fëmijëve në kuadër të Festivalit.
Po ashtu, me mysafirët tanë artistë të huaj, rreth 30 persona cdo vit, vizitojmë qytetet e ndryshme të Kosovës dhe trashëgiminë kulturore dhe historike të Kosovës në Prishtinë.
VIZITE NË QYTETIN E FERIZAJIT NGA PËRFAQËSUESIT E ART WITHOUT LIMIT INTERNATIONAL FILM FESTIVAL, DHE MYSAFIRËVE NDËRKOMBËTARË DHE ANËTARËT E JURISË
Stafi i “Art Without Limit International Film Festival” së bashku me mysafirë të huaj, anëtarë e jurisë, autorë të filmave pjesëmarrës, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të edicionit të 4-të të Festivalit vizituan qytetin e Ferizajt, konkretisht Organizatën e Personave me aftësi të kufizuara “Hendifer” e cila organizatë ka rreth 2000 anëtarë nga rajoni i Ferizajt.
Mysafirët tanë u pritën nga Drejtoresha e Organizatës “Hendifer” znj. Fazile Bungu ku diskutuan për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet organizatave, si dhe patën mundësinë të shohin ekspozitën e hapur me piktura dhe veshje tradicionale kombëtare shqiptare të punuara nga anëtarët e organizatës Hendifer dhe nënat e tyre, ekspozitë e cila u hap për nder të ditës ndërkombëtare të aftësisë së kufizuar!
DISKUTIM DHE DEBAT MIDIS ARTISTËVE NDËRKOMBËTARE, ARTISTËVE LOKALE, GAZETARËVE DHE AKTIVISTËVE (Personat me AFTËSI TË KUFIZUARA)
Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Art Without Limit”, gjatë shfaqjes së filmave patëm edhe bashkëbisedime mes publikut, autorëve dhe anëtarëve të jurisë, ndërsa më e veçanta ishte paneli me temë: “ Sa filma janë prodhuar me historinë e invalidëve në Kosovë, rajon dhe Evropë dhe sa ndikojnë ata filma në shoqëri”
Foto nga kokteji gjatë mbajtjes së “Art Without Limit International Film Festival” edicioni 4
VIDEO LINKE NGA ART WITHOUT LIMIT TË PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA QË KANË ARRITUR SUKSESE TË MËDHA NË JETËN E TYRE, NË SPORT, KULTURË DHE QË NJIHEN NDËRKOMBËTARISHT PËR ARRITJET E TYRE
Egzon Vatovci
Elion Paloja
Gersi Troka
Lume Berisha
Samire Jupolli