Festival, Projekte

“ART WITHOUT LIMIT KIDS”

Programi “ART WITHOUT LIMIT KIDS” është një program special në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Without Limit International Film Festival“u vizitua dhe u ndoq nga afër nga më shumë se 600 fëmijë nga shkollat e Prishtinës, kryesisht shkolla “Ismail Qemali”, ku nxënësit kishin mundësi për të parë filmat e animuar të Festivalit, si dhe performanca muzikore nga nxënësit me aftësi ndryshe nga shkolla e muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë, Leon Hasanaj me piano, si dhe Uran Hamiti gjithashtu me piano, duke falënderuar mësuesin e tyre Alzan Gashi për punën dhe përkushtimin me këta nxënës të mrekullueshëm!

 

 

Pas përfundimit të filmave, fëmijët biseduan me anëtarët e jurisë për filmin e animuar dhe kinematografinë në përgjithësi, patën mundësinë të bisedojnë me regjisoren gjermane Cornelia Volk e cila ka punuar për Al Jazzera, ARD 1, ARTE TV et…, Regjisorin dhe profesorin: Burim Haliti fitues i rreth 40 cmimeve kinematografike, dhe Animatorin nga Londra Cameron Carr i cili është gjithashtu me spektrin e autizmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *