Projekte

Workshop “THE POWER OF CHANGE IS IN OUR HANDS” (Pristina)

Punëtoria e parë e ART WITHOUT LIMIT pas heqjes së kufizimeve të Covid-19 u mbajt në Prishtinë (Kosovë). 18 persona me aftësi të kufizuara morën pjesë – nëntë gra dhe nëntë burra nga vende, sfonda dhe profesione të ndryshme. Tema kryesore e punëtorisë ishte “Si të thyhen barrierat” në shoqëri përmes shprehjes artistike dhe filmit dokumentar duke përdorur historitë tona personale. Kjo u trajtua në nivele të ndryshme me aspekte specifike – përfshirë motivimin, perceptimin dhe anën praktike të realizimit dhe prodhimit të filmit.

Shqipe Malushi (skenariste): “Fuqia e Ndryshimit është në Duart Tona”

Michael Stoeger (regjisor/kameraman): “Realiteti dhe Imazhet & Rrëfimi në Film”

Burim Haliti (regjisor/producent): “Qysh nga Ideja deri te Realizimi i Filmit”

Ganimete Sava (skenografe dhe kostumografe): “Skenografia dhe Kostumet si Pjesë Integrale e Filmit”

Mimoza Musliu (specialiste e pedagogjisë): “Sfidat e Jetës, Forca dhe Vetëbesimi”

Pjesëmarrësit ndiheshin shumë të motivuar për të kontribuar dhe ishin të kënaqur me rezultatin e punëtorisë. Ata mësuan se si të zhvillojnë një histori në një film. Gjithashtu, shprehën mirënjohje për faktin se u trajtuan si anëtarë të barabartë të shoqërisë pa u theksuar asnjë aftësi e kufizuar.

Jemi mirënjohës ndaj HANDIKOS që na mundësoi zhvillimin e punëtorisë në ambientet e tyre në Prishtinë, Kosovë.

 

 

“Zakonisht njerëzit na trajtojnë bazuar në nevoja, por aftësia e kufizuar nuk ka të bëjë me nevojat, por me të drejtat e njeriut.”
(Z. Maliqi, Drejtor i Handikos – i cili gjithashtu mori pjesë).

“Gjithçka ishte e mrekullueshme sot, nuk ka vend për përmirësim. Ndoshta mund të kemi më shumë aktivitete të ngjashme.”
(një nga pjesëmarrësit).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *