Projekte

RRUGËTIMI I JETËS WALKS OF LIFE

Kjo ekspozitë fotografike është frymëzuar nga pikturat madhështore të mjeshtrit të njohur holandez, Rembrandt van Rijn (1606-1669). Ka diçka të veçantë në përdorimin e tij unik të dritës dhe kontrastit në portretet e tij, që sjell në pah fisnikërinë e brendshme të personit – pavarësisht nga pamja e jashtme. Drita që hyn nga dritarja në një dhomë të errët duket magjishëm se lidhet me dritën e brendshme të personit. Kjo është drita që çdo qenie njerëzore e zotëron thelbësisht dhe natyrshëm në jetë. Kështu, pikturat e Rembrandtit na lejojnë të shohim më thellë cilësitë e vërteta njerëzore të brendshme.

Shoqëritë tona sot jetojnë dhe veprojnë shumë me etiketa – në produkte dhe te njerëzit. Sapo mund të shkruajmë një emër mbi një kuti të caktuar, po aq shpejt vendosim njerëz në këtë kuti, pavarësisht sa kufizuese dhe e dhimbshme mund të jetë për ta! Gabimisht mendojmë se kjo do të jetë e vetmja realitet i tyre – kur mund të jetë vetëm një aspekt i jetës së tyre të vërtetë. Shpesh mënyra se si shoqëria i trajton “aftësitë e kufizuara” duket të jetë ndikuar shumë nga kjo.

Jemi shumë mirënjohës ndaj personave të portretizuar në këtë ekspozitë (si përfaqësues për shumë të tjerë në shoqëri), të cilët kontribuan me sinqeritetin e tyre për të qenë plotësisht të dukshëm. Urojmë që ato portrete të reflektojnë një pjesë të vogël të dritës së vërtetë që ata janë.

Koncept dhe fotografi
Michael Stoeger (Austri)

Kuratore
Ganimete Sava (Kosovë-Shqipëri)

Stafi editorial dhe prodhimi
Ganimete Sava
Berat Bajrami

Instalimi
Skender Xhukolli

Dizajni i broshurës
Arbër Matoshi

EXHIBIT_MIMOZE_58x58__97A3016_WEBresolution.jpg_97A3009_EXTRA_Fotos.jpg

MIMOZË MUSLIU

“Dashuria pa kufij për veten dhe për jetën, vizioni i qartë… dhe fryma krijuese

për gjithçka përreth meje, janë arma ime më e fortë, që me

besim, karakter të fortë dhe vendosmëri luftarake, më ndihmon të

përballem dhe të kapërcej hapur dhe me sukses, stuhitë, sfidat

dhe dallgët e jetës!”

 

EXHIBIT_GANIMETE_58x58__97A3080_corr_WEBresolution.jpg_97A3062_EXTRA_Fotos.jpg

GANIMETE SALLAHU

“Ka diçka pafundësisht shëruese në refrenet e përsëritura të natyrës –
sigurinë se agimi vjen pas natës, dhe pranvera pas dimrit.”
(Rachel Carson)

 

_97A2190_EXTRA_Fotos.jpgEXHIBIT_UNIK_58x58__97A2140_WEBresolution.jpg

UNIK UKSHINI

“Ndrysho mendjen, por ruaj parimet. Ndrysho gjethet,
por mbaji rrënjët të paprekura.”
(Victor Hugo)

 

_97A3172_EXTRA_Fotos.jpgEXHIBIT_GENTRIT_58x58__97A3202_WEBresolution.jpg

GENTRIT ZEQIRI

“Motivimi dhe vetëbesimi janë dy ngjyrat më të bukura të jetës, me të cilat e pikturoj realitetin e jetës. ‘Unë’ ekziston vetëm si njëjës sepse ‘Ne’ realizojmë performancën më ambicioze drejt suksesit.”

 

_97A4726_EXTRA_Fotos.jpgEXHIBIT_RUDINA_58x58__97A4660_WEBresolution.jpg

RUDINA LUSHAKU

“Dashuro veten për atë që je dhe ashtu si je.”

 

EXHIBIT_BEHAR_58x58__97A4536_WEBresolution.jpg_97A2088_EXTRA_Fotos.jpg

BEHAR IBISHI

“Nuk ka forcë më të madhe për të ndryshuar diçka se sa forca që përmban dashuria vetë, me themele të forta të së kaluarës për të ndërtuar së bashku të tashmen, si një shpirt titanik dashurie që nuk ka forcë për ta copëtuar.”

 

_97A4394_EXTRA_Fotos.jpg_97A4361_EXTRA_Fotos.jpg

RINA TOPRLAK

“Unë di pesë gjuhë.”
“Vërtet? Çfarë janë këto pesë?”
“E para është buzëqeshja; e dyta janë lotët. E treta është prekja.

E katërta është lutja, dhe e pesta është dashuria. “Me këto pesë gjuhë

shkëmbej në të gjithë botën.”
Pastaj ai u ndal dhe tha, “Prit një minutë. Më thuaj përsëri që ta shkruaj.”
“Me këto pesë gjuhë mund të udhëtosh në të gjithë botën dhe e gjithë bota është e jotja. Dashuro gjithkënd si tëndin, pa u shqetësuar për fe apo racë, pa u shqetësuar për asgjë.”

 

_97A2375_EXTRA_Fotos.jpgEXHIBIT_ELOIDA_58x58__97A2386_WEBresolution.jpg

ELOIDA ALIJA

“Një kohë të gjatë më parë, kur isha shumë e vogël, ëndërroja të isha në skenë. Disa njerëz më thanë se kurrë nuk do të isha në gjendje ta bëja, prandaj i kushtova vëmendje vetëm atyre që më thanë se mund ta bëja.”

 

EXHIBIT_IRFAN_58x58__97A2815_WEBresolution.jpg_97A2765_EXTRA_Fotos.jpg

IRFAN SOPJANI

“Dashuria nuk është në fjalë – veprimet dhe sjelljet të tregojnë se sa shumë dashuron…!”

 

EXHIBIT_ILAZ_58x58__97A4770_WEBresolution.jpg_97A4757_EXTRA_Fotos.jpg

 

ILAZ DAKA

“Për të matur suksesin e shoqërive tona, duhet të shqyrtojmë se sa mirë janë të integruar ata me aftësi të ndryshme, përfshirë personat me autizëm, si anëtarë të plotë dhe të vlerësuar.”

(Ban Ki-moon)

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *