Austria Kultur International shkruan për Festivalin “Art Without Limit”
Nga 1 deri më 3 dhjetor 2024, në Prishtinë u mbajt edicioni i 5-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Art Without Limit”. Ky festival sjell në qendër të vëmendjes historitë e njerëzve me aftësi të kufizuara, duke i prezantuar ato përmes filmave frymëzues.
Këtë vit, në përzgjedhjen e filmave ishin dy prodhime austriake: dramat “A Few Hundred Million” nga Jennifer Gartier dhe “By my Side” nga Eric Weglehner. Po ashtu, një program special me filma nga Vienna Shorts Filmfestival u prezantua për publikun. Daniel Hadenius Ebner, bashkëthemelues dhe bashkëdrejtor i Vienna Shorts, ishte anëtar i jurisë për kategorinë “Fiksion dhe Dokumentar”.
Që nga fillimi, festivali ka pasur mbështetjen e Ambasadës Austriake dhe Austrian Development Agency (ADA). Programdrejtor i “Art Without Limit” është Michael Stöger, një regjisor, fotograf dhe kameraman austriak.
📌 Për të lexuar më shumë, klikoni këtu:
Austria Kultur International – Art Without Limit